E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet publikojnë pagat indikative për mjekësinë dhe estetikën

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Administrata Tatimore publikoi sot listën e pagave indikative për profesionet në sektorin mjekësor dhe atë të shërbimeve të kujdesit personal, estetikë.

Administrata Tatimore synon një fazë të re kontrolli mbi deklarimet e pagave në këto aktivitete në vend, ndërsa kjo listë do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve.

Në këtë kuadër, Administrata Tatimore do të analizojë të dhënat e deklaruara në listëpagesat e subjekteve që operojnë në këto sektorë, duke i krahasuar ato me nivelet indikative të pagave sipas profesioneve përkatëse.

Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të deklarojnë në mënyrë të saktë pagat reale të punonjësve në sektorin mjekësor dhe estetik në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.

Masat për deklarimin e saktë të pagave synojnë rritjen e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, me qëllim sigurimin e pensioneve dinjitoze për punonjësit e sektorit të mjekësisë dhe të kujdesit personal, estetikë.

Pagat Indikative ne sektorin mjekësor dhe kujdesit personal M

/e.i/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›