E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO dënon me burg Habilajn, Sulajn, Çelajn dhe Mëzurajn

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj katër të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Çështja u gjykua me procedurë të shkurtuar, ndërsa vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska.

Florian Habilaj u shpall fajtor për akuzat “trafikim narkotikësh” në tentativë dhe në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe  “grup i strukturuar kriminal”. Ai u dënua me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbret në 10 vite. Ai do ta vuaj dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Armando Sulaj u shpall fajtor për akuzën “trafikim narkotikësh” në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ai u dënua me 9 vite burg, por që ju ul në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Edhe Sulaj do ta vuaj dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Sabaudin Çelaj u shpall fajtor për dy akuza, “trafikim narkotikësh” në bashkëpunim dhe “grup i strukturuar kriminal”. Dënimi fillestar i bashkuar ishte 15 vite burg, por do të vuaj 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Po ashtu edhe Çelaj do ta vuaj dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Tigrens Mëzuraj u shpall fajtor për akuzuar “trafikim narkotikësh” në bashkëpunim dhe “grup i strukturuar kriminal” dhe u dënua me 9 vite burg. Me gjykim të shkurtuar ai do të vuaj 6 vite, ndërsa po ashtu dënimin do ta kryej në një burg të sigurisë së lartë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›