E Martë, 3 Nëntor 2026

Të ardhurat nga tatimet, 224,1 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga Administrata Tatimore, në 6-mujorin e parë të këtij viti arritën 224,1 miliardë lekë.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, këto të ardhura rezultuan 2,7 miliardë lekë mbi planin e vitit 2025, si dhe 23,1 miliardë lekë më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Këto të ardhura janë tregues i qartë i miradministrimit tatimor, në funksion të financimit të investimeve publike dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët”, bën të ditur DPT.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›