Të dënuar për trafik dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë

Dy persona të dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve janë arrestuar në Tiranë gjatë një operacioni policor të koduar “Rrjeta”.
Aksioni u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me fokus kapjen e personave në kërkim.
Njëri prej të arrestuarve është Klodian Hoxha, 43 vjeç, i cili u kap në zonën e Laprakës. Ai ishte dënuar në Itali nga Gjykata e Ankonës me 8 vite e 6 muaj burg për trafik droge. Tashmë pritet që, përmes bashkëpunimit me Interpol Roma, të kryhet ekstradimi i tij drejt Italisë.
Në pranga ka rënë edhe një 26-vjeçar me inicialet F. B., i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Sipas policisë, arrestimet erdhën pas punës operative për gjurmimin e personave të shpallur në kërkim. Çështja i është kaluar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/