E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të dënuarit për vrasje i sekuestrohet pasuria me vlerë 875 mijë euro

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Në kuadër të operacionit “Asset Lock”, Policia e Tiranës ka sekuestruar për 5 pasuri në pronësi të shtetasit P. P., 32 vjeç, me vlerë 875 mijë euro.

32-vjeçari aktualisht po vuan dënimin, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Siç njoftoi Policia, “pasuritë e sekuestruara, konkretisht: 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij”.

“Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›