Të dielën ndryshon ora-Akrepat kthehen 60 minuta pas, kalohet nga ora diellore në atë dimërore

Në orën tre të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas, duke shënuar kështu kalimin nga ora verore në atë dimërore. Ky ndryshim i orës ndodh çdo vit të dielën e fundit të tetorit, kur akrepat zhvendosen nga ora tre në dy.
Akrepat lëvizen në mënyrë manuale vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera dixhitali të lidhura me internet përditësohen automatikisht me orarin e ri.
Pas pesë muajsh, të dielën e 30 marsit 2025, kthehemi sërish në orën verore, kur akrepat lëvizin një orë para. Ky ndryshim në pranverë bëhet me synin kursimin e energjisë, dhe shfrytëzimin optimal të dritës së dielli.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vite. Ende nuk është arritur një marrëveshje për propozimin e pesë viteve më parë të Komisionit Evropian për heqjen e ndryshimit sezonal të orës që bëhet çdo vit të dielën e fundit të muajit mars dhe muajit tetor. Propozimi u mbështet nga Parlamenti Evropian, por ai duhet të miratohet nga shtetet anëtare.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/