E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të diplomuarit do të punësohen brenda vitit”, Berisha në Berat: Votoni PD, për t’u ndarë nga e keqja më e madhe e vendit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi këtë të martë takimin përmbyllës me qytetarët në Berat.

Berisha ftoi qytetarët të votojnë numrin 1, PD-në në zgjedhjet e 11 majit për tu ndarë me një të keqe të madhe, ku sipas kryedemokratit, në mënyrën më të pamerituar, Rama  i varfëroi të gjithë  për 12 vite më radhë.

Berisha u shpreh se nëse PD-ja vjen në pushtet, të diplomuarit pas mbarimit të arsmit do të punësohen brenda një vit.

Berisha: Më 11 maj, qytetarët e Beratit të Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik dhe më të rëndësishëm për tu ndarë me një të keqe të madhe që në mënyrën më të pamerituar i varfëroi ata për 12 vite më radhë dhe në mënyrën më të pamerituar la shkolla pa nxënës dhe shtëpi pa fëmijë, të moshuarit në vetmi.

Sot ne kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit, ne prej kaq vitesh kemi më shumë vdekje sesa lindje. Dje isha në Mat dhe është një rreth me pasuri të mëdha dhe në një vit kishte pasur 13 lindje. Është kudo një boshatisje dhe një zbrazje dhe ndaj 11 maj është një ditë për çdo qytetarë.

 Çdo universitet publik apo privat do të lidh marrëveshje me kompani për të ofruar praktikë të integruar në program dhe do të marr edhe mbështetje shtetërore për të diplomuarit dhe studentët që ndjekin këto praktika. Të diplomuarit do të punësohen brenda një vit qoftë në sektorin publik apo atë privat.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›