E Martë, 3 Nëntor 2026

Të emigrosh në Sarandë, dhjetëra të huaj jetojnë e punojnë në këtë qytet

Saranda nuk është vetëm vendi I pushimeve verore .Tashmë shumë të huaj jetojnë dhe punojnë në këtë qytet . Një prej tyre është edhe Magdalena Kumorovska , që prej dy vitesh menaxhon një biznes të sajin e saj në fushën e turizmit.

Ajo shprehet se çdo gjë ka qenë shumë e lehte për çeljen e biznesit të ri dhe se që prej ditës së parë në Sarandë ajo ndjeu aromë shtëpie .Fillimisht erdha për pushime  por u dashurova menjëherë me këtë qytet dhe vendosa të krijoj diçka timen këtu pohon Magdalena.

 “Fillimisht erdha për pushime , por Saranda më bëri për vete dhe menjëherë vendosa të hap një biznes timin me Kajak , i jap ato me qera tek turistët vendas dhe të huaj , jam shumë e kënaqur me ecurinë e punës . Ka ecur mjaftë mirë. Klientët janë nga mbarë bota. Vendasit gjithmonë na kanë ndihmuar me burokracitë në lidhje me dokumentet e nevojshme .Madje edhe miqve të mi ua kam sugjeruar Sarandën si për pushime por edhe në biznes. Do vazhdoj të qëndroj për shumë vite këtu sepse e ndjej veten si në shtëpi”, tha Magdalena.

Sipas te dhënave janë rreth 150 shtetas të huaj që kërkojnë leje qëndrimi. Ata vijnë këtu jo vetëm për të parë vendet e bukura por edhe për çelur bizneset kryesisht në fushën e turizmit dhe jo vetëm ndërsa numri i bizneseve që administrohen nga të huajt shkon në qindra.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›