E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të huajt nuk i ndahen Korçës, operatorët: Kemi rezervime edhe për tetorin

Korça dhe fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës e Boboshticës edhe gjatë muajit shtator janë të vizituara nga turistët e huaj, kryesisht ata që vijnë nga Europa Perëndimore të cilët janë të interesuar për monumentet e trashëgimisë kulturore dhe sajtet arkeologjike.

Një grup turistësh spanjollë që vijnë për herë të parë tregojnë se u bën përshtypje mikpritja e banorëve dhe pastërtia që gjejnë.

“Është hera ime e parë në Shqipëri. E vërteta është se është vend shumë i bukur dhe pastër, më bën përshtypje dashuria që falni dhe qetësia që gjejmë”.

“Po shoh pikturën e plotë, atë që kemi dëgjuar, historiane që na kanë thënë për shqiptarët dhe atë që shoh vet. Ndryshimi është i madh. Njerëzit janë shumë të sjellshëm, shumë të buzëqeshur”.

“Ajo që më pëlqen nga Korça janë hapësirat e hapura, e shoh me të pastër se qytetet e tjera të Shqipërisë. Shoh një qetësi, trafik nuk ka, njerëzit ecin ngadalë, buzëqeshin, ka paqe. Më shijon ushqimi juaj dhe freskia e motit”.

“Korça është fenomenale. E gjithë Shqipëria në fakt është shumë e bukur. Me pëlqyen monumentet me tepër. Kisha dëgjuar për Shqipërinë gjëra të tjera e shoh të tjera”.

Agron Miri është guidë turistike që shoqëron turistët, dhe tregon se është vetë historia e Shqipërisë ajo që tërheq më shumë vëmendjen e të huajve.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit operatorët turistikë të juglindjes së vendit bëjnë të ditur se edhe muaji Tetor është i rezervuar me turistë të huaj./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›