E Diel, 1 Nëntor 2026

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë, 820 mijë turistë vizituan vendin tonë vetëm në prill

Të huajt po vazhdojnë të shfaqin interes për Shqipërinë.

Në total, në katër muajt e parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë afro 2 milionë e 500 mijë të huaj dhe numri më i madh ka ardhur nga Evropa, pasuar nga Amerika dhe Azia.

Të dhënat e INSTAT konfirmojnë se vetëm në prill, numri i të huajve që vizituan vendin tonë ishte afro 820 mijë, një shifër që ka pësuar rritje me 3.2% krahasuar me prillin e vitit 2024.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›