E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të mërkurën kushte të qëndrueshme atmosferike

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej orëve të pasdites në zonën e qendrës, jug dhe relievet malore në lindje.

Sipas njoftimit bëhet me dije se gjatë ditës së mërkurë parashikohet që vranësirat e dendura të  shfaqen në relievet e larta malore në zonën lindore dhe do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 11/22

Diell pak re

Kukës 5/18

Diell re

Lezhë 14/22

Diell pak re

Dibër 6/17

Diell re

Durrës 12/22

Diell re

Tiranë 13/23

Diell re

Elbasan 13/23

Diell  re

Berat 10/23

Diell re

Vlorë 14/22

Diell re

Korçë 9/15

Diell re

Gjirokastër 8/25

Diell re

Sarandë 12/23

Diell re

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›