E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të mërkurën, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Për ditën e mërkurë, 22 tetor 2025, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas “Shërbimit Meteorologjik Ushtarak”, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8 metra në sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 12 metra në sekondë, duke shkaktuar dallgëzim në det me forcë 2-3 ballë.

Temperaturat pritet të variojnë:

QYTETET Temperaturat Kushtet atmosferike
Shkodër 12/18

Re shi

Kukës 9/13

Re shi

Lezhë 10/18

Re shi

Dibër 9/17

Re shi

Durrës 12/20

Re shi

Tiranë 14/22

Re shi

Elbasan 14/19

Re shi

Berat 13/22

Re shi

Vlorë 14/19

Re shi

Korçë 9/16

Re shi

Gjirokastër 11/22

Re shi

Sarandë 15/21

Re shi

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›