Te mos genjesh veten
Shqiptarja.com botoi dje nje material per te cilin eshte e rendesishme te thuhet se e kane patur disa redaksi gazetash prej kohesh dhe qe te gjitha pa perjashtim kane refuzuar ta botojne. Edhe pse behet fjale per nje implikim te rende qe behet pas nje masakre te pashembullt ndaj Policise se Shtetit ndaj kater heronjve te saj per te cilet qe ne momentet e para pas vrasjes u tha se ishin shitur nga lart.
Shqiptarja.com nuk iu kthye akuzave qe deri tani jane thjesht fjale ne ere por solli nje material per te faktuar qe procesi ndaj vrasesit te atyre 4 policeve sipas policise duhet te behej jashte syrit te publikut.
Policia dje merrej me lojera fjalesh se nuk ishte urdher por nje sugjerim pa arritur te mohoje se nje sugjerim i tille eshte bere vertete nga Policia. Nese do donte te ishte transparente duhet te ishte e interesuara e pare qe gjyqi te behej i hapur sic u be hapur dhe live ne syte e qindra pushuesve ne plazhin e Durresit vrasja e shumefishte. Me kete rast ajo hiqte edhe merakun e fjaleve ne ere qe u thane per dekonspirimin e aksionit te policeve te vrare.
Policia e Shtetit duhet te tregohet e sinqerte dhe te mos beje loje te dyfishte nga njera ane te tregoje se kerkon te respektoje drejtesine dhe nga ana tjeter duke kerkuar kompetencat hetimore te prokurorise pushtete te ndara me kushtetute. Asaj duhet ti vije turp qe ishte vegla e qeverise ne pengimin e hetimeve te masakres se 21 janarit apo ne disa vrasje me sfond politik dhe pse po zhben milionat e asistences se huaj te dhene pa kursim per nje polici jopartiake.
Nese vertet minister i Brendeshem eshte Bujar Nishani dhe jo ndonje zv/drejtor sic flitet lart e poshte le te respektohet linja e ministrit qe e shprehu hapur dy dite me pare deshiren qe policia e shtetit te kete kompetencat e prokurorise per hetimet. Pra Policia e qeverise te jete edhe prokurori ose vete ali vete kadi. Duke mos genjyer veten.