E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të paktën 16 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 16 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë të shtunën në dy sulme të ndara izraelite në Rripin e Gazën, njoftuan zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Një sulm e goditi një shkollë të shndërruar në strehimore në qytetin e Gazës, duke i vrarë së paku gjashtë njerëz, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Dy gazetarë vendës, një grua shtatzënë dhe një fëmijë, janë në mesin e të vdekurve, tha ajo.

Ushtria izraelite tha se kreu sulm ndaj grupit militant, Xhihadi Islamik, por nuk dha prova apo hollësi shtesë.

Shtatë njerëz të tjerë u vranë nga një sulm tjetër izraelit në një tendë në jug të qytetit Han Junis, ku të zhvendosurit po strehoheshin, sipas Spitalit Nasser. Në mesin e të vdekurve janë dy gra dhe një fëmijë, tha spitali.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se ushtria izraelite e goditi spitalin kryesor në Gazë, Al-Aqsa Martyrs, duke i vrarë tre njerëz.

Ushtria izraelite e ka përqendruar ofensivën në Xhabalia, kampin e dendur të refugjatëve, në të cilin Izraeli pretendon se janë rigrupuar luftëtarët e Hamasit – grupit palestinezë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›