E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shkarkuar nga detyra, KPA rrëzon kërkesat e 13 ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve për rishikim të vendimeve

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Kolegji i Posaçëm ië Apelimit vendosi mospranimin e kërkesave të  13 ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve të shkarkuar, të cilët kërkonin rishikimin e vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelit janë gjetur fajtorë nga drejtësia.

Pretendimet e 13 prej tyre janë shqyrtuar në dhomë këshillimi, ku trupat gjykuese të përbërë nga anëtarët Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë shqyrtuar kërkesat  duke vendosur mospranimin e tyre.

KPA ka rrëzuar kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Kundërshtimi i të shkarkuarve lidhet drejtpërdrejt me dy ish-gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin, të cilët kanë qenë pjesë e trupave në KPA-së që kanë vendosur t’i largojnë nga sistemi.

/m.m/r.e/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›