E Martë, 3 Nëntor 2026

Të shpëtojë kush të mundë/ “Luftë” e fortë për mbijetesën, Partizani rrezikon “final four”

Për titullin kampion ka kohë. Por një tjetër garë e çmendur në javët e fundit të sezonit të rregullt në Kategorinë Superiore luhet për mbijetesën.

Asnjë parashikim, sidomos pas ndeshjve të javës së

33, që e kanë kthyer në një triller të vërtetë këtë fund sezoni.

Pas fitores së Tiranës më derbi dhe atyre të Skënderbeut dhe Bylis të dielën situata në fundin e klasifikimit nuk jep referenca, ndërsa deri në fund gjithçka mund të ndodhë.

Nga Skënderbeu i vendit të gjashë deri te Laci i vendit të fundit diferenca është vetëm katër pikë.

Por java e 34-rt, e cila do të luhet të shtunën mund të thotë shumë në këtë garë, pasi në program janë dy përballje të drejtpërdrejta.

Tirana do të luajë në transfertën e Korçës kundër Skënderbeut, ndërsa Teuta do të presë në shtëpi Laçin.

Humbja mund të rezultonte fatale për secilën skuadër.

Po ashtu humbja e Partizanit në derbi dhe fitorja e AF Elbasanit në fushën e Egnatia ka hapur garën për vendin e katërt, që jep biletën e fundit për në “finalet” e titullit kampion. Me Egnatian, Dinamo Siti dhe Vllazninë si kryesuese, për momentin Partizani plotëson “final four”, por skuadra nga Elbasani ka vetëm një pikë më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›