Të shtëna me armë në Shijak, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shijak, duke lënë të plagosur një shtetas.
Sipas burimeve për ABC News, nga ngjarja ka mbetur i plagosur shtetasi Bjondi Guri.
Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar është Elton Beqiri, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale. Policia vijon hetimet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave.