Të shtëna me armë në Vlorë, dyshohet për një person të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një person dyshohet se ka mbetur i plagosur. Gazetarja Afrovita Hysaj raportoi për RTSH se policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster.
Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore paraqitet shumë e rëndë.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe motivet e plagosjes.