E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë në malet e Krujës, gjatë operacionit të policisë për drogë

Policia e Tiranës po zhvillon një operacion në malet e Krujës, Qafshtamë, e më gjerë për kultivimin e kanabis sativa.

Në mbështetje janë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në operacion të përbashkët.

Gjatë kontrolleve janë dëgjuar disa të shtëna, të cilat po verifikohen.

Nuk ka të dëmtuar nga asnjë palë.

Aksioni vijon për kanabis, dhe burime bëjnë me dije se janë gjetur rrënjë dhe po asgjesohen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›