E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i riu

Të shtëna me armë janë regjistruar sot në Kamëz, ku një person ka mbetur i vrarë.

Personi i plagosur u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›