E Hënë, 2 Nëntor 2026

Teatri Kombëtar, bashkëpunim me Teatrin Antik të Epidavros në Greqi

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar Indrit Çobani dhe aktori Laert Vasili, me ftesë të regjisorit me famë botërore Theodoros Terzopulos, vizituan Teatrin Antik të Epidavros në Greqi dhe ndoqën shfaqjen e tij më të fundit, “Orestia”.

Pas shfaqjes, në rezidencën e tij, ata zhvilluan një takim miqësor me regjisorin Terzopulos.

Diskutimi u përqendrua në mundësi konkrete bashkëpunimi artistik me mjeshtrin e skenës botërore, regjisorin vizionar dhe themeluesin e një prej estetikave më të fuqishme teatrale bashkëkohore, Theodoros Terzopulos.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve kulturore dhe teatrale mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe në zgjerimin e horizonteve të Teatrit Kombëtar në skenën ndërkombëtare

1 nga 4

/m.m/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›