E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i akullt 150 litra nafte per te ngrohur sallen cdo nate

Amadeus nje shfaqje gazmore e tragjike ne te njejten kohe eshte e veshtire te shijohet deri ne fund keto dite te ftohta janari ne sallen e madhe te Teatrit Kombetar ne Tirane. Temperaturat ne mbremje jane prane zeros. Spektatoret qe rendin drejt tetarit kombetar jane te veshur trashe me xhupa e pallto.
Salla e madhe e Teatrit Kombetar eshte ngrohur qe me pare. Por vetem pak minuta ambienti eshte i ngrohte. Shpejt te gjithe spektatoret mbeshtillen mire poshte veshjeve te trasha e struken ne ndenjeset e kuqe te salles qe sa vjen e ftohet. Deri ne fund te shfaqjes kur aktoret rendin drejt fillimit te skenes e perkulen para publikut ky i fundit mezi pret te largohet prej aty me kembet e ngrira dhe i mpire prej te ftohtit.
Amadeus rishfaqet serish neser ne mbremje ne Teatrin Kombetar. Kjo skene e pershkruar me lart pritet te realizohet deri ne detaje edhe ne kete rikthim te ri te Amadeusit per 2012-en.
Cdo dimer ne kete teater sikurse edhe ne Teatrin e Operas dhe Baletit pak metra me larg ndodh i njejti ritual. Spektatoret dhe artistet bejne art dhe shijojne art ne kushte aspak normale.

10 mije litra karburant cdo dimer
Kjo salle teatrore e kesaj godine historike e amortizuar dhe me nje sistem ngrohje tejet te vjetruar harxhon qindra litra karburant per te ngrohur ambientet e serish salla eshte e akullt. Pese muajt me te veshtire jane dhjetori janari shkurti dhe marsi. Por sa harxhohet cdo vit per te realizuar ngrohjen qe serish nuk eshte ngrohje ne kete salle teatrore
Nendrejtori i Teatrit Kombetar Besim Kurti thote se salla e madhe e tetarit kombetar ka nje kaldaje e cila eshte vendosur qe para 20 vitesh.
Me kalimin e kohes kjo kaldaje sa vjen e rrenohet me shume. Ajo nuk arrin ta mbaje ngrohte ate ambient thote ai ndersa shpjegon se per ngrohjen e saj kaldaja harxhon 40 litra nafte ne ore. Qe te arrihet nje ngrohje e pershtatshme duhen harxhuar te pakten 150 litra karburant ne nate. Kostoja sidomos me cmimet e sotme te naftes eshte mjaft e larte. Ne muajt e ftohte te vitit Besim Kurti rendit pese Jane muajt dhjetor janar shkurt mars te cilet jane te ftohte dhe kane nevoje qe te funksionoje si duhet sistemi i ngrohjes.
Nese cdo jave shenohen tre-kater net me shfaqje ne kete salle harxhimi i karburantit per 5 muajt e ftohte kap shifren e 10 mije litrave karburant. Kjo histori vijon qe prej 20 vitesh.

Si funksionon kaldaja
Nendrejtori Kurti shpjegon se radiatoret jane te vjeter prej gize. Ata duhet te ngrohen gjate gjithe kohes pasi nese kaldaja fiket ambienti ftohet shume shpejt. Ish-drejtori i teatrit kombetar Xhevdet Ferri ankohej para shume vitesh per te njejtin problem. Ai thoshte se ne fillim te shfaqjes ishin te detyruar ti fikin kaldajat pasi shkaktonin zhurme. Per kete arsye ambienti i ngrohur gjate dy oreve para se te niste shfaqja ftohej shpejt pothuajse per 15 minuta.
E njejta gje ndodh edhe sot ne kete salle. Nendrejtori aktual i Teatrit Kombetar Besim Kurti shpjegon se sistemi i ngrohjes eshte me uje i cili ngrohet dhe kalon neper tuba te cilet ngrohin radiatoret. Tubacionet jane te gjate dhe kalojne ne mur dhe nentoke. Por kontakti qe kane keta tubacione me muret e ftohta e pengon te ngrohten dhe ben qe ajo te humbe rruges.
Siperfaqja eshte me e madhe dhe kaldaja eshte e vjeter. Per nje shfaqje qe eshte ne oren 2100 ne e leme ndezur kaldajen deri nje ore para. Rreth ores 1700 e ndezim per te arritur pikun aty nga ora 1830 shpjegon Kurti duke theksuar se me keto kushte kjo eshte e vetmja menyre per te ngrohur disi ate ambient.

Nje projekt per sistem te ri ngrohjeje
Ne teatrin Kombetar mesojme se qe para 3 vitesh u hartuan dy projekte per sistem ngrohjeje ne Teatrin Kombetar dhe u derguan ne Ministrine e Kultures. Por nga keto dy projekte u miratua fillimisht projekti per sallen e vogel te teatrit e cila sot i ka kaluar Teatrit Kombetar te Komedise. U zgjodh fillimisht ajo salle pasi ishte me emergjente ajo ishte krejt pa ngrohje.
Por ndersa problemi i ngrohjes per sallen e vogel tashme eshte zgjidhur ne Tetarin Kombetar shpresojne qe kete vit te kete nje nderhyrje per sallen e madhe.
Nese nuk do te behet nje nderhyrje e shtrenjte sepse ky eshte nje projekt qe kushton atehere nendrejtori Kurti shpjegon se duhet bere nje nderhyrje emergjente me nje projekt tjeter qe tubacionet te mos jene direkt jashte dhe te ndertohet nje korridor duralumini i cili do te sherbeje edhe per te qendruar aktoret edhe per tu vene si mbrojtese per te ftohten.
Por kjo eshte thjeshte nje ide pasi edhe kjo nderhyrje emergjente mund te mos ndermerret kurre. Kjo pasi ne planet afatgjata te qeverise prej disa vitesh eshte zhvendosja e Teatrit nga godina ekzistente ne nje godine tjeter te re dhe me shume funksionale.
Nga ideja per ta zhvendosur tek Piramida e me vone tek ideja tjeter per ta zhvendosur ne ambientet aktuale te Parlamentit duket se jeta teatrore e kesaj salle do vijoje keshtu me kete kaldaje te vjeter dhe artdashesit qe vijne ne teater e shohin shfaqje duke u dridhur nga te ftohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›