Teherani: Negociatat në ngërç, Trump ta zgjidhë. Topi është në fushën e tij

Mohsen Rezaei, këshilltar ushtarak i Liderit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje paqeje janë në një ngërç total.
“Negociatat janë në ngërç dhe Trump duhet ta thyejë këtë ngërç, topi është në fushën e Trumpit”, tha Rezaei në një intervistë për CNN në Teheran.
Rezaei paralajmëroi gjithashtu se nëse konflikti rifilloj, lufta do të zgjerohet në Oqeanin Indian, Detin e Kuq, Ngushticën Bab al-Mandeb dhe Mesdhe.
Deri tani, Houthis (Huthitë) në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë shmangur sulmet ndaj anijeve në Ngushticën Bab al-Mandeb, e cila çon në Detin e Kuq.
Sipas ekspertëve, mbyllja e njëkohshme e Ngushticës Bab al-Mandeb dhe Ngushticës së Hormuzit do të ndërpriste rreth një të katërtën e furnizimeve botërore të naftës dhe gazit.
/rtsh.al/