E Diel, 1 Nëntor 2026

Teksa zjarret dhe përmbytjet shtohen, qeveria ul buxhetin për Emergjencat Civile

Vitet e fundit, rreziku që i kanoset Shqipërisë si pasojë e fatkeqësivë natyrore po ngrihet me shumicën e raporteve të institucioneve të huaja dhe vendase që e theksojnë këtë fakt.

Por këtyre paralajmërimeve qeveria po i përgjigjet duke ulur buxhetin për emergjencat civile. Nga më shumë se 5.4 miliardë lekë në projektbuxhetin 2025, për vitin e ardhshëm për emergjencat civile janë parashikuar më pak se 5.3 miliardë lekë.

“Si pasojë e një buxheti të limituar në këto tre sektorë, kemi zjarre, përmbytje, kemi një ekonomi rurale shumë të dobët”, thotë për A2 CNN drejtori i Institutit për Bashkitë Shqiptare, Agron Haxhimali.

Qeveria ndërkohë ka rritur lehtë fondet për ujitjen dhe kullimin. Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.2 miliardë lekë nga 1 miliard këtë vit.

Po a mjaftojnë 200 milionë lekë më shumë për të parandaluar përmbytjet?

“Në qoftë se këto sektorë do mbeten me këto transferta të pakushtëzuara teje të limituara, atëherë do kemi këto ndrysh këto probleme, këto sfida për të cilën bashkitë do jenë në kushte të pamundësisë për t’i dalë përpara dhe për të përballuar zjarret, përmbytjet apo që lidhet me ndryshimet klimatike”, theksoi Haxhimihali.

Në raportin vjetor 2024 të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se më shumë zjarre pritet të shtohen, e po ashtu edhe përmbytjet apo erozionet për shkak të ndryshimeve të forta klimaterike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›