E Diel, 1 Nëntor 2026

Telefonata mes dy presidentëve/ Erdogan dhe Putin thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me presidentin turk Tayyip Erdogan.

Sipas mediave turke, dy presidentër diskutuan situatën në Lindjen e Mesme.

Dy homologët kanë rënë dakord për nevojën e një “armëpushimi të menjëhershme” në Gjirin Persik.

Të dy liderët theksuan se operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme po shkaktojnë pasoja serioze negative jo vetëm në nivel rajonal, por edhe global.

Presidentët e Turqisë dhe Rusisë shprehën mbështetje për një armëpushim të menjëhershëm dhe zhvillimin e marrëveshjeve kompromisi që marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve në rajon.

Putini falënderoi Erdoganin për gatishmërinë e tij për të lehtësuar procesin e negociatave për Ukrainën.

Ata gjithashtu vunë në dukje rëndësinë e koordinimit të hapave mes përpjekjeve të Kievit për të goditur tubacionet e gazit dhe anijet tregtare në Detin e Zi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›