E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Sot pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, pa reshje dhe me diell gjatë gjithë ditës në të gjitha qarqet e vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit pritet të arrijë deri në 8 m/s, duke sjellë një ndjesi freskie sidomos në orët e paradites dhe të mbrëmjes.

Deti do të jetë i qetë, me dallgëzim të lehtë në forcën 1-2 ballë, duke krijuar kushte të përshtatshme për lundrim dhe aktivitete detare.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 12°C në orët e mëngjesit deri në 30°C në mesditë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›