Temperatura ekstreme në vend, zonat ku termometri zbriti në -18°C dhe -15°C

Pas përfundimit të reshjeve të shiut, vendi ynë është përfshirë nga temperatura ekstreme të ulëta, duke sjellë ngrica të forta në disa zona malore dhe verilindore.
Sipas të dhënave meteorologjike, vlera më e ulët është shënuar në Valbonë, ku termometri ka zbritur në -18°C. Temperatura shumë të ulëta janë regjistruar edhe në Kukës me -15°C, në Dibër me -10°C, si dhe në Qafë Thanë me -15°C.
Rënia e ndjeshme e temperaturave ka ardhur pas largimit të masave ajrore të lagështa, duke krijuar kushte tipike dimërore dhe ngrica, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të vazhdueshme qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, kryesisht në zonat malore dhe në akset rrugore ku temperaturat janë nën zero dhe kanë shkaktuar ngrica dhe vështirësi në qarkullim.
/rtsh.al/