E Martë, 3 Nëntor 2026

Temperaturat e larta dhe shëndeti mendor, psikiatrja këshillon të shmanget qëndrimi i gjatë në diell

Temperaturat e larta të verës sjellin jo pak probleme në shëndetin tonë mendor dhe fizik. Sipas mjekëve, neurozat janë sëmundjet më të shpeshta që i nxehti përvëlues i nxjerr në pah.

Pranvera Alimani, mjeke psikiatre në spitalin rajonal të Kukësit thotë se simptomat janë disa.

“Shprehet me lodhje, pagjumësi, dhimbje koke, marrje mendsh. Rritet stresi dhe pacientët janë më shumë me humor të rënë. Kanë vështirësi në frymëmarrje dhe janë gjithë kohën të stresuar”, tha mjekja.

Për të parandaluar ndikimin negativ që i nxehtit ka në shëndetin tonë mendor, psikiatrja këshillon.

“Hidratimi është kryesorja. Të evitohen daljet në oraret e nxehta. Të evitojnë jetën pasive sepse edhe teknologjia është një faktor tjetër që po ashtu ndikon në shëndetin mendor”, shtoi ajo.  

Pavarësisht problematikave që shfaqen ende mbetet i ulët ndërgjegjësim për të kryer konsulta dhe vizita te mjeku psikatër, çka përbën një problematikë më vete.

Gazetare: Matilda Dokle

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›