E Premte, 6 Nëntor 2026

Tensione dhe incidente në protestën masive në Paris, qindra mijëra qytetarë në rrugët e Francës

Protestat masive të organizuara nga sindikatat kanë përfshirë Francën, ndërsa në Paris situata është tensionuar pas incidenteve dhe akteve të vandalizmit gjatë marshimit në qendër të kryeqytetit.

policia france proteste

Sipas policisë franceze, persona të maskuar kanë shkaktuar dëme gjatë protestës, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të ndalur aktet e dhunës dhe për të izoluar personat përgjegjës. Mediat franceze raportojnë se një agjenci imobiliare në bulevardin Voltaire është dëmtuar.

Për shkak të tensioneve, kandidati për president, Raphaël Glucksmann, është detyruar të largohet nga marshimi në Paris. Sipas mediave franceze, ai dhe ekipi i tij u larguan pasi situata nuk garantonte kushtet e nevojshme të sigurisë dhe lëvizja në protestë ishte bërë e pamundur.

Qindra mijëra protestues në të gjithë vendin

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme franceze, deri në orën 13:00, rreth 270 mijë persona kishin marrë pjesë në afro 200 tubime në të gjithë vendin, në kuadër të ditës kombëtare të mobilizimit të organizuar nga sindikatat.

Në këtë shifër nuk përfshihet Parisi, ku marshimi kryesor nisi më vonë.

Pjesëmarrja në protesta vlerësohet më e lartë krahasuar me tubimet e zhvilluara jashtë kryeqytetit gjatë fundjavës së kaluar. Protestat vijojnë në disa qytete të Francës, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›