E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në Parlament/ Balla kërkon 1 minutë heshtje në nder të viktimave të 2 prillit, PD: Provokim

Kërkesa e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla për mbajtjen e një minutë heshtje për viktimat e masakrës së 2 prillit 1991, ka shkaktuar debate në Kuvend pasi deputetët e opozitës nuk lejojnë përkujtimin e kujtimit të viktimave nga ana e mazhorancës duke e konsideruar si provokim dhe fyerje për familjarët e tyre.

“Në grupin tim parlamentar ka deputetë nga të gjitha qarqet. Deputetët e Shkodrës kanë kërkuar sot që grupi ynë parlamentar ta propozojë në këtë 35 vjetor mbajtjen e 1 minutë heshtje në përkujtim të dëshmorëve të demokracisë. PS i respekton të gjithë dëshmorët. Skenarët e porositur dhe humbja e largpamësisë politike që Kuvendi sot të gjendet një moment për ta mbajtur një minutë heshtje, do ishte në nderin e Kuvendit që të gjenim një moment, nuk thash tani. Keqardhje e madhe për këtë degradim. I tërheq vëmendjen çdo deputeti të PD-së që thyen rregullat e bashkëjetesës në këtë sallë. Pamundësimi i fjalës së deputetit është e palejueshme. Ajo dënohet sipas Rregullores”, deklaroi Balla.

Pas fjalës së tij, deputetët opozitarë, Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi paralajmëruan e nuk do të lejonin vijimin e seancës nëse socialistët do të përkujtonin viktimat e 2 prillit.

“Balla bën politik me viktimat. Kërkon heshtje për dëshmorët e 2 prillit ndërkohë që ditën e parë që është mbledh parlamenti i turpit pas vrasjes së tyre, vetëm deputetët e PD ishin këtu për të nderuar kujtimin e tyre., gjithë të tjerët ishin ulur për të ngrënë fara luledielli. Çohuni kërkoni falje për këtë veprim dhe shprehni pendesë që i vratë”, deklaroi Gent Strazimiri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›