E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentoi të fuste mbi 1 kg kokainë në Shqipëri, arrestohet 56-vjeçari në Muriqan

Aktualitet | 13 minuta më parë

Facebook

Një 56-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentoi të fuste në Shqipëri mbi një kilogram kokainë, të fshehur në automjetin e tij.

Policia Kufitare dhe autoritetet doganore finalizuan operacionin e koduar “Bashkëpunimi”, pas koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit për parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në hyrje të Shqipërisë, automjeti tip “Renault”, me drejtues shtetasin A. H., 56 vjeç, banues në Durrës, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë, bazuar në analizën e riskut.

Gjatë kontrollit, brenda një çante në automjet u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë mbi një kilogram. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan 56-vjeçarin.

Ndërkohë, strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›