Tentoi të grabiste bankën në Tiranë, Policia: Autori mori 8 milionë lekë nën kërcënimin e automatikut

Policia e Tiranës ka njoftuar se autori i tentativës së grabitjes së bankës së nivelit të dytë ditën e djeshme në Tiranë, ka marrë 8 milionë lekë të vjetra.
Autori 61-vjeçar B.F., arriti që nën kërcënimin e automatikut të merrte shumën e sipërpërmendur, por pa arritur të dalë me sukses nga banka, pasi u neutralizua dhe arrestua nga efektivët blu.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumë e parave të vjedhura.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/