Tentoi të kalojë 13 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet 41-vjeçari nga Kosova

Një 41-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të fyjë në Shqipëri me 13 mijë euro të padeklaruara.
41-vjeçari është ndaluar në pikëtn kufitare të Morinës. 41-vjeçari V.Z, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V. Z., 41 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13 420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.