E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tentoi të kalonte 21 kg drogë drejt Kosovës, autori i drejton armën efektivëve, policia në kërkim të tij

Policia e Kosovës ka gjetur 21 kilogramë marihuanë brenda një çante që është hedhur nga një i dyshuar, i cili u ka drejtuar armën efektivëve dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka drejtuar armën ndaj zyrtarëve policorë dhe më pas ka hedhur çantën, duke u larguar në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

Zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë duke u prezantuar, mirëpo ai ka hedhur çantën dhe është larguar në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

Pas kontrollit të çantës, policia ka gjetur substancën narkotike.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit, më datë 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur një person të dyshuar i cili po bartte një çantë dhe ishte i armatosur. Personi në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të tyre, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë. Zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë duke u prezantuar, mirëpo ai ka hedhur çantën dhe është larguar në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren”, njofton Policia e Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›