E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tentoi të kalonte kufirin me një person të fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet shoferi

Një drejtues automjeti ka tentuar të ndihmojë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit një 20-vjeçar.

Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit dhe procedoi në gjendje të lirë 20-vjeçarin, që ishte fshehur në bagazhin e automjetit.

Gjithashtu janë sekuestruar një automjet dhe 2 aparat celular.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave që shkelin ligjin.

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “BMË”, që drejtohej nga shtetasi M. Ç. 25 vjeç, ku gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u gjet i fshehur  shtetasi A. B., 20., i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme,duke u fshehur në bagazhin e këtij automjetit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit  M. Ç., 25 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve”, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›