E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qëlloi me armë natën e ndërrimit të viteve, arrestohet shqiptari në Itali! Policia “surprizohet” nga ajo që gjeti në banesë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italaine, pasi në natën e ndërrimit të viteve ka qëlluar me armë nga taraca e banesës së tij.

Shqiptari i cili banon në Prillia të Italisë, është filmuar në momentin që ka qëlluar me armë dhe pamjet i janë dërguar policisë së Cisternës.

Duke përdorur  “Google Earth”, policia mundi të identifikojë banesën nga kishin ardhur të shtënat dhe shkoi për “vizitë” në shtëpinë e shqiptarit.

Gjatë kontrollit të policisë në banesë u gjetën armë moderne, disa të fhshehur anë garderobë e disa të tjera në plehra. Shqiptari u vu menjëherë në pranga.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›