E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, arrestohet 50-vjeçari në pikën kufitare të Kapshticës

Një 50-vjeçar është arrestuar në pikë kufitare të Kapshticës. Ai tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia.

Sipas njoftimit zyrtar janë sekuestruar mallrat (veshjet) e kontrabanduara.

“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›