E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen tre persona

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor “Fier-Patos”.

Një automjet është përplasur me një motomjet, ku si pasojë janë plagosur dy shoferët dhe një pasagjere.

Të plagosurit ndodhen në në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi G. M., shtetasi A. A. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›