E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vriste fqinjin duke e djegur me benzinë, arrestohet autori në Prrenjas

Një 32-vjeçar, i cili tentoi të digjte me benzinë fqinjin e tij të moshuar është arretsuar nga policia e Librazhdit.

Në pranga ka rënë shtetasi G.O, 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›