E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë- Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u rrëzua, humb jetën 25-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari është regjistruar pasditen e djeshme në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”.

25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi motomjetin që po drejtonte e për pasojë është rrëzuar dhe dëmtuar. Ai është dërguar më pas në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve

“Tepelenë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

 25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›