E Martë, 3 Nëntor 2026

Teqeja “Baba Abdullah” në Melçan, festohet 10-vjetori i rindërtimit dhe 384-vjetori i themelimit të saj

Këtë vit shënohet 10 vjetori i rindërtimit të Teqesë “Baba Abdullah” në fshatin Melçan të Korçës. Më 22 qershor të vitit 2014 Teqeja e Melçanit ka nisur të rindërtohet mbi themelet e vjetra të saj, me një kontribut të madh nga besimtarët brenda e jashtë vendit por edhe me drejtimin në ide, vizion dhe arkitekturë të Baba Sadik Ibrokodhelit.

Rindërtimi i Teqesë së Melçanit është vlerësuar edhe nga përfaqësues të pushtetit vendor që e kanë cilësuar këtë teqe si një ndër simbolet më të rëndësishme të bektashizmit në Shqipëri.

Këtë vit shënohet edhe 384 vjetori i themelimit të Teqesë së Melçanit, e cila është një ndër tre teqetë më të vjetra të Shqipërisë dhe me vlera të mëdha të zhvillimit të besimit, kulturës dhe historisë patriotike të shqiptarëve.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›