E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmet në Napoli, banorët dalin në rrugë, ndërpriten shërbimet e trenave

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter goditi Napolin rreth orës 12:47 me kohën lokale.

Sipas sizmiologëve kjo ishte dridhja më e fortë në dyzet vitet e fundit, në një zonë veçanërisht sizmikisht aktive.

Sipas informacionit të deritanishëm, nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

Shumë banorë lanë shtëpitë dhe zyrat e tyre si masë paraprake. Thellësia fokale e tërmetit ishte 5 kilometra. Trafiku i trenave u pezullua në zonën e Napolit si masë paraprake./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›