E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti i fortë godet Afganistanin, mbi 600 viktima, mijëra të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter  goditi Afganistanin lindor pak para mesnatës sipas orës lokale të dielën.

Epiqendra e tërmetit ishte 27 km larg Jalalabadit, qytetit të pestë më të madh të Afganistanit, dhe rreth 140 km larg kryeqytetit Kabul.

Ministria e Brendshme e talebanëve raporton se numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistanin lindor është 610.

Më shumë se 1,300 persona janë plagosur, thotë ministria.

Sipas ministrisë, tre fshatra u “shkatërruan plotësisht dhe pësuan dëme të rënda”.

“Disa nga të plagosurit janë evakuuar dhe viktimat e bllokuara nën shtëpitë e shembura janë gjetur”, tha ministria, duke shtuar se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ende duke u zhvilluar në zonë.

“Numri i të plagosurve dhe i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, por meqenëse zona ka akses dhe komunikim të kufizuar, ekipet tona janë ende në terren. Sapo të mblidhen shifra të sakta, me vullnetin e Zotit, do t’i ndajmë ato me ju”, shtoi deklarata./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›