Terras: Dështimi për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, pengesë serioze dhe burim i pasigurisë politike

PRISHTINË, 6 mars/ATSH/ Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Rhio Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë.
Ai në platformën X tha se kjo është një pengesë serioze dhe vendi po përballet me një pasiguri të re politike.
“Asambleja Kombëtare e Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, tha ai në platformën X.
Në konferencën e sotme të thirrur nga Presidentja aktuale, Vjosa Osmani ka shpërndarë kuvendin duke e dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ndërkaq, të enjten ka dështuar seanca për zgjedhjen e Presidentit, për shkak se në kuvend nuk ishin 80 deputetë për të vazhduar me seancën. /KosovaPress//r.e/