E Diel, 1 Nëntor 2026

Selanik Rama Vota vendimtareorganizohuni per zgjedhje

Te tjera rreth shkrimit FOTO VIDEO SELANIK- Ne kuader te turit per promovimin e librit Kurban kreu i PS-se Edi Rama u ndal mbreme ne Selanik te Greqise. Ai zhvilloi nje takim me shqiptare qe banojne pertej kufijve dhe i ftoi te jene me te vemendshem dhe te bejne gjithcka per tu bere pjese e votimeve ne cdo proces elektoral ne Shqiperi.

Organizimi i emigranteve per te votuar ne Shqiperi eshte imperativ sepse dita e votimit percakton si do te jete Shqiperia e neserme. Ne Shqiperi ju keni shume per te bere mendohuni si pjese e procesit politik dhe sa me shume te organizoheni te vini te votoni sepse dita e votimit percakton jo thjesht se kush fiton atje por sesi do jete Shqiperia me ju dhe cfare Shqiperie do keni ju sa do jete ajo ne gjendje tju degjoje dhe tju riintegroje.- u tha Rama te pranishmeve.

PS i ka kushtuar nje pjese kryesore ne programin e saj politik ceshtjes se votimit te emigranteve dhe ka kritikuar qeverine qe nuk ka bere asgje per kete kategori pavaresisht se sipas tij emigrantet luajne nje rol te rendesishem ne ekonomine e vendit. Rama shtoi se shembulli i shqiptareve ne Greqi eshte me i miri per qeverine sesi mund te ndryshojne per mire gjerat me pune te ndershme. Ne takim kreu i PS-se ishte i shoqeruar nga sekretari per emigracionin Erion Veliaj deputeti Taulant Balla dhe kryetari i bashkise se Korces Niko Peleshi. Pas takimit Rama shperndau autografe per librin e tij ndersa vijoi ne nje tjeter takim me kryetarin e bashkise se Selanikut Janis Butaris te cilit i dhuroi dhe nje kopje te librit Kurban.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›