Tetë të plagosur në Radush të Shkupit
Tetë është bilanci i të plagosurve pas një përleshje të armatosur e cila ka ndodhur mbrëmë në fshatin Radush të Shkupit, mes dy grupeve deri më tani të panjohura.
Siç merrë vesh agjencia e lajmeve INA në mesin e të plagusurve është edhe djali i deputetit të BDI-së, Rafiz Halitit.
Pas incidentit të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital.
MPB e ka vërtetuar incidentin, por deri më tani nuk janë dhënë hollësi për shkaqet dhe arsyet e incidentit. (INA)