E Diel, 1 Nëntor 2026

Slloveni : Pesë të vdekur dhe tetë të zhdukur në lumin Sava

Pesë persona humbën jetën dhe tetë akoma llogariten të zhdukur pasi dy barka u përmbysën në lumin Sava në Slloveni.

"Tre persona humbën jetë në vendin e ngjarjes, tre të tjerë ishin transportuar në spital, ndërsa tetë ende llogariten si të zhdukur", informoi MPB sllovene.

Mediat sllovene njoftuan se vetëm dy prej personave qw u transportuan nw spital arritën iu nënshtruan lëndimeve, kështu që numri i viktimave arriti në pesë vetë.

Fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite, kurse në vendin e ngjarjes mbrëmë ka qenë edhe presidenti i slloven, Danilo Tirk.

Të dyja varkat me gjithsej 14 persona janë përmbysur për shkak të rrjedhës së fortë të lumit në afërsi të një objekti ndërtimi për hidrocentral, në 100 kilometra nga Lubjana. Midis viktimave ishte edhe kryetari i komunës së Sevnicës, i cili është edhe deputet në Parlamentin slloven. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›