E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tetë të vdekur nga rrufeja në Indi, gjashtë prej tyre fëmijë

Tetë persona u vranë dhe një u plagos pasi u goditën nga rrufeja ditën e sotme në shtetin Chhattisgarh të Indisë , tha një zëdhënës i policisë.

Sipas mediave të huaja, gjashtë prej viktimave raportohet se janë fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur pasdite kur studentët po ktheheshin në fshatin Joratarai.

Në fillim të këtij muaji, shtatë persona humbën jetën dhe tre u plagosën nga rrufeja në të njëjtin shtet. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›