E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta Kurti e ftuar në Fest 64: Peshë e madhe të këndosh këngët e Armend Rexhepagiçit

Këngëtarja e njohur Teuta Kurti e ftuar në natën e tretë të Festivalit 64 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka kënduar në duet së bashku me këngëtarin Vedat Ademi.

Pas emocioneve që dhuruan në skenë me këngën e njohur “Ti nuk më meriton” të Armend Rexhepagiçit, Teuta Kurti ka theksuar se të këndojë një këngë të tillë është një nga rolet më të vështira që mundet të realizojë.

“Është një nga rolet më të vështira që mundet të ketë një artist në këtë rast duke marrë parasysh peshën që e ka Armendi. Besoj se ia kam dalë mbanë. E falënderoj për gjithë këtë punë që ka bërë ndër vite dhe ne gëzojmë fatin t’i këndojmë këto perla të tij” , u shpreh Teuta Kurti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›