E Martë, 3 Nëntor 2026

Tha se do ndalonte dërgimin e armëve, Bajden paketë ndihme ushtarake 1 miliardë dollarë për Izraelin

Shtëpia e Bardhë ka informuar Kongresin mbi një paketë ndihme prej më shumë se 1 miliard dollarë (800 milion £) në Izrael.

Paketa do të përfshijë raketa tankesh, mortaja dhe automjete taktike të blinduara. Plani duhet të miratohet nga ligjvënësit.

Paketa që i dërgohet Kongresit është e para që kur administrata e Bajden ndaloi transferimin e armëve në Izrael javën e kaluar. Paketa do të përfshijë 700 milionë dollarë në municion tankesh, 500 milionë dollarë në automjete taktike dhe 60 milionë dollarë në predha mortajash.

Të premten (10 maj) një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit zbuloi se disa armë të prodhuara nga Amerika, të dhëna Izraelit, mund të jenë përdorur në shkelje të ligjit ndërkombëtar .

Javën e kaluar presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) deklaroi se do të ndalonte dërgesat e armëve në Izrael nëse ai do të fillonte një pushtim të madh të qytetit Rafah të Gazës.

Bajden tha se kishte vonuar dërgimin e bombave 2000 lb (900 kg) në Izrael për shkak të mënyrës se si ato mund të përdoren në një operacion të tillë tokësor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›